ATSH-MIA/ – Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter kritikoi pasardhësin e tij në krye të FIFA-s, Gianni Infantino.

”Doli se Infantino ka tentuar ta pastrojë rrugën deri te pozita e presidentit. Ai dëshiron ta shndërrojë futbollin në makinë të madhe parash. Kupa e botës është zgjeruar me 48 ekipe, ndërsa projekti ‘Gol’ është riemëruar sepse dëshiron tre herë më shumë para. Infantino është egoist dhe vuan nga mania për madhështi”, akuzoi Blatter pasardhësin e tij.

”Me arrogancën e tij, ai tashmë nuk komunikon më me kryetarët e federatave të futbollit, por vetëm me shefat e shteteve”, deklaroi Blatter, cituar nga gazeta ”Dayli Mail”./   /os/