Ditën e hënë mbasdite në selinë qëndrore, është mbledhur asambleja socialiste e Cërrikut. Të pranishëm në këtë takim ka qënë Kryetari i Bashkis Cërrik Andis Salla, Kryetari i PS për qytetin Besnik Binjaku dhe kryetarët e organizatave të Cërrikut. Socialistët e Cërrikut ndezën motorrat dhe u mblodhëm për tu organizuar dhe mobilizuar në përmbushje të detyrave të marra nga Kongresi i jashtëzakonshëm.
Qëllimi i këtyre detyrave lidhet me riorganizimin dhe energjizimin e mëtejshëm të çdo strukturë socialiste përmes një procesi të brendshëm zgjedhor. Takimet do të vijojnë dhe në ditët e tjera, në cdo organizatë socialiste të Bashkis Cërrik.




























