Falë angazhimit maksimal të Agjencisë së Shërbimeve Publike është bërë e mundur hapja e rrugës Gjinar-Zavalinë.
Aksi rrugor malor u bllokua paraditen e së premtes për shkak të rrëshkitjes së një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Pashtresh.
Ekipeve tona u është dashur rreth 24 orë punë pasi masivi shumë i madh shkëmbor ka vështirësuar ndërhyrjen dhe është kërkuar përdorimi i mjeteve të rënda.
Terreni në këtë zonë shpesh herë përfshihet nga erozioni dhe kërkon ndërhyrje të vazhdueshme.
Bashkia Elbasan falenderon udhëtarët dhe banorët e zonës për mirëkuptimin e treguar përballë këtyre dukurive natyrore.




























