Sportistët elbasanas në të gjitha disiplinat sportive po tregojnë cilësitë e tyre më të mira, duke arritur të korrin edhe rezultate mbresëlënëse edhe në arenën ndërkomnëtare.
Së fundmi, sportisti i Klubit Shumësportësh Elbasan, Kristi Muça, fiton medaljen e bronztë në kampionatin ndëkombëtar të peshëngritjes në peshën 67 kg stil shtytje 115 kg, që u zhvillua në Bullgari.
Nën trajnimin e Ilir Çelës, Elbasani ndër vite ka nxjerrë kampionë Kombëtarë fhe Ndërkombëtarë, me vijimin e traditës në këtë sport. Sakaq, edhe mbështetja e bashkisë së Elbasanit për sportin në këtë qytet ka qenë e madhe, me sportistët e këtij qyteti që vazhdimisht marrin medalje.