164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të kenë mbështetje në Buxhetin 2025.
Kjo është ajo që ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se përveç ndihmës ekonomike, këta persona do të kenë edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara
“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në Buxhetin 2025
Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara
Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan Rama në postimin e tij.
Top Channel