TOKIO, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Japonisë pësoi tkurrje me 2,2% në tremujorin e parë, nga 3,4% që ishte parashikuar fillimisht, njoftoi qeveria.
Parashikimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në periudhën janar-mars ishte pothuajse në përputhje me rënien prej 2,0% të parashikuar nga analistët, që erdhi pas një tkurrjeje me 7,2% në tremujorin e fundit të vitit 2019.
Dy tremujorë radhazi me rritje negative tregojnë se Japonia ka hyrë në recesion për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së taksës së konsumit nga qeveria e kryeministrit, Shinzo Abe.
“Në periudhën prill-qershor, PBB-ja pritet të përkeqësohet, pasi gjendja e jashtëzakonshme mbarëkombëtare zgjati një muaj nga mesi i prillit”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Yasutoshi Nishimura.
Qeveria urdhëroi mbyllje të bizneseve dhe qëndrimin e qytetarëve në shtëpi, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
ATSH