Të nderuar bashkëqytetarë ! E ndjej si detyrimin tim moral të prenoncohem pavarësisht se do kisha preferuar që ti lija kohën e mjaftueshme që të shpreheshin organet kompetente në këtë rast. Jam vënë në dijeni nga mediat në lidhje me një pretendim të tyrin përsa i përket Formularit të Vetëdeklarimit që kam depozituar kur kam kantiduar për Kryetar Bashkie në qytetin e Gramshit. Më është thënë prej tyre se unë kam fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit një çështje penale e regjistruar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka të bëjë me Proçedimin Penal Nr:1016 të vitit 2009 për veprën penale të “VJEDHJA” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë ngjarje nën përgjegjësinë tim ligjore, sqaroj se kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt. Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar. Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur! Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikaura në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, kam plotësuar Formularin e vetëdekarimit me përgjegjësi Ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta. Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë spjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”. Prej vitit 2016 kam drejtuar Partinë Socialiste si dhe kam udhëhequr disa prej fushatave në bashkinë Gramsh, ku kemi arritur rezultate maksimale dhe e kam për nder të punoj dhe të kontribuoj për qytetin tim , do jem në mbrojtje të interesave të bashkëqytetareve të mi, sulmet politike dhe personale nëpër media ndaj meje dhe figures time do ju vijë fundi sepse e verteta do të dali një ditë, dhe e vërteta është vetëm ajo që unë kam deklaruar e provuar edhe me dokumentacionin përkatës. Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime. Të gjitha mediat e interesuara për këtë rast nëse duan informacione shtesë mund të kontaktojnë me avokatin tim në adresat e mëposhtme: Email: esmeraldxhafa@gmail.com Telefon: 00355695612460. I juaji ! Klodian TAÇE.
Kryetari i Bashkisë Gramsh reagon për akuzat ndaj tij.
247
0
AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore
ATSh/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit gjeti shkelje të...
Inflacioni në janar u rrit në 2.3%, rriten më tej çmimet e ushqimeve
Jo vetëm i përjetuar si muaji më i gjatë, por këtë vit edhe më i shtrenjtë. Janari 2026 ka nisur me një rritje të...
Bizneset paguanin energjinë si familjarë, FSHU: Do të përballen me penalitete
ATSH/ Dhjetëra biznese në kryeqytet vazhdonin të paguanin energjinë elektrike si familjarë, për të përfituar tarifa më të ulëta, pavarësisht se ushtronin aktivitet ekonomik.Furnizuesi...
1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça. Më pak...
2025 u shoqërua me rritje çmimesh dhe më shumë presion mbi buxhetin familjar, por shqiptarët nuk hoqën dorë nga zakoni i vjetër të kursejnëPlot...
Bankomatet me kurse këmbimi transparente/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do të...
IBankat dhe operatorët që ofrojnë shërbime në bankomate dhe në pikat e shitjes do të duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më...
Konkursi ndërkombëtar i projektimit, Rama: Një shtëpi të re për fëmijët pa prindër dhe...
Ka nisur faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore”, ku studiot finaliste...
Nis seanca solemne, Presidentja Osmani: Ta ruajmë Kosovën si amanet, lirinë si vlerën më...
Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Fjalën e ka marrë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.“Kosova u bë shtet për të mbrojtur...
Kufiri i pagës bazë për administratën vendore shkon 57 mijë lekë
ATSH/ Ndryshimet në vendimin për klasifikimin e funksioneve dhe strukturën e pagave parashikojnë që kufiri i pagës bazë mujore për punonjësit e administratës së...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
ATSh/ Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në zonën e Vlorës rreth orës 20:59 minuta.Instituti i Gjeoshkencës informon se lëkundjet ishin të magnitudës 3...
Mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës
TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë mbuluar malin e Tomorit, duke i dhuruar kësaj zone një pamje mbresëlënëse.Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...
Shqipëria në BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme
ATSh/ Shqipëria do të prezantojë produktet e saj bio në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026, që zhvillohet nga 10 deri më 13 shkurt në Nuremberg,...
Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët e qytetit, uji depërton në ambientet...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati...
Moti
Elbasan
overcast clouds
11.6
°
C
11.6
°
11.6
°
67 %
1.2kmh
89 %
Hën
12
°
Mar
14
°
Mër
16
°
Enj
16
°
Pre
15
°



























