ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot ndalimin e të gjitha lëvizjeve me mjetet e transportit ajror për/nga Mbretëria e Bashkuar.
Vendimi sipas Autoritetit vjen në zbatim të urdhërit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë të dalë sot për ndalimin e të gjitha lëvizjeve me mjetet e transportit ajror për/ nga Mbretëria e Bashkuar.
“Kjo masë vjen si reflektim i zhvillimeve më të fundit pas daljes së një versioni të ri të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe do jetë në fuqi për Shqipërinë nga ora 14:00 e datës 22/12/2020 deri ne date 06/01/2021”, bën të ditur AAC.
Autoriteti i Aviacionit Civil i rekomandon pasagjerët të ndjekin njoftimet zyrtare dhe për çdo sqarim të kontaktojnë shoqëritë ajrore të këtij destinacioni. /j.p/