/ATSH/ Tirana International Airport publikoi listën e kompanive ajrore që do të operojnë ditën e neserme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.
Sipas TIA-s, janë konfirmuar gjithsej për ditën e mërkurë 11 fluturime.
Fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë me Air Albania në linjat Tiranë – Stamboll dhe kthim dhe Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Me Wizz Air do të fluturohet në linjat Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Memmingem dhe kthim, Tiranë – Dortmund dhe kthim, Tiranë – Luton dhe kthim dhe Tiranë – Bolonjë dhe kthim.
Me Aegean Airline në linjën Tiranë – Athinë dhe kthim. Me Albawings në linjën Tiranë – Venecia dhe kthim. Me kompaninë Austrian Airlines në linjën Tiranë – Vjenë dhe kthim dhe me kompaninë Pegasus Airline në linjën Tiranë – Stamboll dhe kthim.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi.
Po ashtu, kompania kërkon që pasagjerët që do të udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian.⠀⠀
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, informon TIA./a.gjonaj/