TIRANË, 25 qershor/ATSH/- Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje.
Duke reaguar pas ngritjes së akuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ahmeti thekson se lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen.
“E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellë me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike? Aq shumë misione, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin.Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje”, thekson Ahmeti.
ATSH