/ATSH/ Kompania ajrore flamurmbajtëse shqiptare Air Albania do të nis fluturimet drejt tre destinacioneve të reja nga 13 korriku.

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, nga data 13 korrik do të nisin fluturimet drejt Pisës, Veronës dhe Bergamos.

Air Albania nisi shtatorin e 2018 për herë të parë fluturimet nga Tirana drejt Stambollit e anasjelltas dhe në vazhdim edhe drejt destinacioneve të tjera europiane./a.gjonaj//a.a/