Mbrëmjen e të shtunës si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Papër kanë mbetur të lënduar dy persona.Burime nga vendi i ngjarjes konfirmuan se në aksident u përfshinë një maune dhe një autoveturë.

Nga përplasje mes tyre kanë mbetur të lënduar drejtuesi i autoveturës  dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet të cilët u transportuan  në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit .