Në vitin 2019, nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona, ose gati 12% më shumë se viti i kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. 2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 personash. Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Të dhëna të tjera të publikuara nga Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se Shqipëria ka një numër gati katër herë më të larta viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Ndërkohë që qytetarët elbasanas në lidhje me këtë fakt shprehen se çështja duhet parë në shumë aspekte, por fakt është që nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet fatale në Shqipëri, në raport me popullsinë janë të ngjashme me ish vendet e Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Kazakistani, Gjeorgjia etj. Vitet e fundit është vënë re një rritje e vdekjeve në aksidente nga femrat e lidhur me shtimin e tyre në drejtimin e automjeteve. E fortë ishte sidomos rritja e humbjeve të jetës nga femrat në 2019-n, me 47%, duke arritur në 153, niveli më i lartë historik rekord.