Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vazhdojnë të jenë në terren për inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.
Sipas AKU në total janë kryer 125 monitorime/kontrolle zyrtare në të gjithë vendin.
- Në Tiranë janë dhënë 8 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë asgjësuar 29.598 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human.
- Në Shkodër janë dhënë 2 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 4 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
- Në një subjekt me aktivitet import-eksporti të fruta-perimeve në Elbasan, janë marrë 2 mostra të produktit “kungull” për t’u analizuar si dhe u bllokuan në subjekt 920 kg produkt deri në daljen e përgjigjeve të analizave.
- Në Fier janë marrë për t’u analizuar 5 mostra nënproduktesh “mishi” si edhe 21 mostra “fruta-perimesh” për monitorimin e nivelit të pesticideve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.\SCAN