Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, sëbashkë me disa përfaqësues të intitucioneve në Elbasan, këtë të mërkurë kanë qenë mysafir të Ambasadës së Turqisë në Tiranë e cila në bashkëpunim me Gjyshatën Bektashiane të Elbasanit kanë organizuar një iftar në kuadër të muajit të Ramazanit.
Në inftarin e organizuar në Elbasan mori pjesë edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i cili në fjalën e tij tha se Elbasani ka një vend të veçantë sa i përket historisë së përbashkët dhe lidhjeve kulturore.
Ndërsa kryebashkiaku Llatja ka falenderuar ambasadorin turk, z. Tayyar Kağan Atay, dhe baba Arditin që zgjodhën Elbasanin për këtë ngjarje të veçantë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Z.Llatja thekson se ky muaj i sakrificës, reflektimit dhe solidaritetit na afron më shumë me njëri-tjetrin dhe na kujton rëndësinë e kujdesit për ata që kanë më shumë nevojë.
Si përfaqësues i Gjyshatës Bektashiane të Elbasanit Haxhi Baba Ardit Selmani, theksoi se buka e kësaj sofre u shtoftë dhe u begatoftë mot e për mot.
Në iftarin e organizuar në ambientet e Kalasë së Elbasanit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve shqiptare, përfaqësues të biznesit, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë.
Edlira Xherri Elbasaninews.com