ATSH-ANSA/ – Edicioni 2021 i Auto Show të Detroit nuk do të zhvillohet, raportuan në një shënim organizuesit.

Arsyeja është pandemia globale.

Edhe në vitin 2020 kjo ngjarje nuk u zhvillua.

Në vend të kësaj, organizatorët kanë njoftuar një ngjarje në natyrë kushtuar katër rrotave, ”Motor Bella”, nga 21 deri më 26 Shtator 2021, në Pontiac, Michigan.

Ngjarja do të mbahet në një park prej 87 hektarësh, ku do të zbulohen makinat e reja dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet lëvizjes së gjeneratës së re. /os/