Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore.
Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 10 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, janë vënë 11410 masa administrative, disa prej të cilave janë: 616 për shpejtësi mbi normat e lejuara; 91 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 37 për përdorim të xhamave të errësuar; 92 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha; 117 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve; 117 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; 515 për parakalime të gabuara; 9345 për parkime të gabuara.
Po ashtu, janë bllokuar 14 automjete për: detyrime të pashlyera; mungesë dokumentacioni dhe verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.atsh