Prej tre vitesh, znj. Bylykbashi ushtrondetyrën e Nënkryetares së Bashkisë sëElbasanit, duke udhëhequr me përkushtim dheefikasitet zbatimin e detyraveinstitucionale. Gjatë kësaj periudhe, ajo është angazhuar vazhdimisht në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në adresimin e sfidavetë qytetarëve. Me një qasje të hapur dhebashkëpunuese, znj. Bylykbashi ka qenëgjithmonë pranë komunitetit, duke dëgjuar dhembështetur qytetarët me energjinë dhevendosmërinë që karakterizon gratë socialistenë çdo betejë politike.
Paralelisht me angazhimet e sajinstitucionale, ajo ka shërbyer edhe siKryetare e Forumit të Gruas Socialiste nëElbasan, ku ka dhënë një kontribut tërëndësishëm në fuqizimin e rolit të gruas nëjetën sociale dhe politike të qytetit.
Aulona Bylykbashi ka ndërtuar një karrierë tëgjatë dhe të spikatur në fushën akademike, administratën publike dhe angazhimin politik.
Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka vijuar studimet e saj master në të drejtënfinanciare dhe bankare. Në fushën akademike, ka kontribuar si pedagoge me kohë të pjesshmenë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” gjatëperiudhave 2007-2010 dhe 2022-2024, ndërsa mëpas ka vijuar si pedagoge me kohë të plotë nëUniversitetin Amerikan të Tiranës.
Në administratën publike, znj. Bylykbashi ka mbajtur disa pozicione drejtuese me përgjegjësi të lartë, duke përfshirë:Drejtoree Prokurimeve Publike; Drejtore e Përgjithshme e Menaxhimit të Aseteve, Projekteve dhe Prokurimeve Publike; si dheSekretare e Përgjithshme.
Me mbi një dekadë përvojë në poste drejtuese, ajo ka dëshmuar përkushtim dheprofesionalizëm në zbatimin e detyraveinstitucionale, ndërmarrjen e iniciativave nëshërbim të qytetarëve dhe respektimin rigoroztë ligjit. Për kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, znj. Bylykbashi njihet për aftësitë e saj të lidershipit, udhëheqjen efektive dhepunën e shkëlqyer në grup.
Përveç angazhimeve institucionale, ajo ka kontribuar aktivisht edhe në politikë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në PartinëSocialiste, si:Koordinatore e OrganizataveSocialiste;Delegate në Kongresin e PartisëSocialiste; Anëtare e Asamblesë Kombëtare tëPS si dhe Kryetare e Forumit të GruasSocialiste në Elbasan
Me përkushtim dhe përgjegjshmëri, znj. Bylykbashi ka vijuar të jetë një zë ifuqishëm për çështjet e qytetarëve dhe përfuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhepolitikë.
Megjithë angazhimet e saj publike, znj. Bylykbashi ka ditur të ruajë një ekuilibër tëqëndrueshëm mes detyrimeve profesionale dhejetës familjare. Ajo e vlerëson kohën e kaluar me bashkëshortin dhe dy fëmijët si mëtë çmuarën, duke theksuar se asgjë nuk do tëishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes së saj.