ATSH-AFP/ – Këshilli i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) miratoi sot një rezolutë duke paralajmëruar zyrtarisht Iranin që refuzon inspektimin e dy qendrave të dyshuara për kryerjen e aktiviteteve bërthamore, të padeklaruara në të kaluarën, theksuan sot burime diplomatike.

Bëhet fjalë për një rezolutë kritikë ndaj Iranit, të votuar nga agjencia e OKB-së që prej vitit 2012.

Teksti u miratua gjatë një takimi të Këshillit të Guvernatorëve në selinë e AIEA-s, në Vjenë, ndërkohë që tensionet rreth programit bërthamor iranian janë rritur këto muajt e fundit.

Refuzimi i vazhdueshëm i Iranit për të lejuar inspektimet e dy vendeve të dyshuara të veprimtarisë së padeklaruar bërthamore në të kaluarën është tensionimi i marrëdhënieve me IAEA, e cila përsëriti thirrjen e saj për bashkëpunim për të shmangur përshkallëzimin mbi këtë çështje./ /ec/