Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht kandidat për deputet në Elbasan në zgjedhjet e 25 prillit, Taulant Balla u ndal sot në njësinë administrative Klos, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të kësaj zone mbi arritjet e qeverisë, por edhe për të adresuar sfidat që na presin në mandatin e 3.

“Me 25 prill do të zgjedhim në cilin drejtim do të ecë Shqipëria. A do të vazhdojë Shqipëria drejt rrugës së çuarjes përpara të reformës në Drejtësi? Prokuroria Speciale Antikorrupsion ka kërkuar 2 vite burg për ish-prokurorin e përgjithshëm. E kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dënohej nga Drejtësia”, tha Balla.

Prandaj, vijoi ai, Ilir Meta ka braktisur Presidencën dhe ka kaluar roje e selive të partive politke.

“I bëj thirrje çdo banori që është koha të mos çojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI dhe çdo votë për PD-në është një votë për Ilir Metën. Lulzim Basha nuk mund të krahasohet me fuqinë transformuese të Edi Ramës”, deklaroi Balla.

Këtu në këtë zonë, u shpreh Balla, që është shumë bujqësore numri i atyre që kanë aplikuar për naftën falas është i ulët. “Kjo është edhe përgjgjësi e bashkisë që nuk ka arritur të tërheqë vëmendjen e banorëve drejt skemës së naftës pa taksa”, shtoi ai.

Balla vuri në dukje se kjo skemë është përfitim i drejtpërdrejtë.

“E vërtetë që ne na duhet të rrisim mbështetjen në bujqësi, por të gjithë duhet ta pranojmë se mbështeja për sektorin e bujqësië ka ardhur duke u rritur

“Koha kur Agjencia e Zhvillimit Rural përdorej nga LSI për vota ka përfunduar në vitin 2017”, deklaroi Balla.