Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, njëherazi deputet në qarkun e Elbasanit zhvilloi një takim me banorët e njësisë administrative Funar, nga ku ndau lajmin e mirë që në buxhetin e këtij vitit është parashikuar sistemimi i plotë i qendrës së njësisë që lidh Funarin me Elbasanin dhe Tiranën përmes rrethrrotullimit të Dopajt.

Duke respektuar masat antiCOVID, Balla bashkëbisedoi me banorët teksa theksoi se “fFunari, edhe pse me një numër të reduktuar të popullsisë, mbetet një njësi e rëndësishme për ne. Është dhe do të shndërrohet në destinacionin më të rëndësishëm turistik të Shqipërisë së mesme, kjo nuk ka asnjë dyshim. Kemi bërë gati një projekt dhe kryebashkiaku është mbështetësi kryesor për të lidhur nga rrethrrotullimi i Dopajt të autostradës, për të dalë direkt në Funar. Është dy herë më e shkurtër se rruga aktuale, por është një mënyrë e drejtpërdrejtë që e gjithë Tirana të vijë në Funar por edhe Elbasani të lidhet me Elbasanin në fund të shkurtit’’.

“Banorët e Cerunjës dhe pjesëve të tjera të prekura nga rrëshqitjet kryesisht në njësinë administrative Funar, të dëmshpërblehen që të kenë mundësi të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Kompania OSHE e cila falë edhe menaxhimit të mirë vitet e fundit, ka rritur investimet dhe do të investojë në të gjithë Funarin, në disa kabina elektrike, në të gjithë rrjetin elektrik për ta kaluar nga një rrjet i amortizuar plotësisht në një rrjet elektrik i sistemit abc’’, vijoi më tej Balla.

“Ndërkohë, fillojmë për herë të parë të paguajmë naftë pa akcizë për banorët që merren me bujqësi. Unë mendoj që njerëzit dinë të vlerësojnë udhëheqësinë që ka nevojë vendi, në kohë të vështira. Këto dy sprova të mëdha, tërmeti dhe pandemia, treguan që Shqipëria ka nevojë për një drejtim të fortë, të besueshëm dhe efektiv. Edi Rama i përmbushur më së miri, këto pritshmëri, qoftë me trajtimin e pandemisë, qoftë me trajtimin e tërmetit’’, shtoi ai.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja u shpreh se “ne kemi futur këtë vit qendrën e njësisë administrative, tek projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si një nga qendrat kryesore për rregullimin e njësisë të qendrës administrative”..