/ATSH/ Në bashkinë e Belshit operacioni humanitar u ka ardhur në ndihmë sot 60 familjeve në vështirësi ekonomike dhe pensionistëve të vetmuar.

Referuar shifrave zyrtare, ndihmat ushqimore janë shpërndarë pranë 5 familjeve në Belsh, pranë 30 familjeve në njësinë administrative Kajan, pranë 15 familjeve në njësinë administrative Gregan si dhe pranë 10 familjeve në njësinë Rrasë.

Kjo është faza e dytë e operacionit humanitar ku krahas ndihmave në ushqime, bashkitë ofrojnë asitencë me medikamente apo shërbime të ndryshme në banesë. Operacioni i solidaritetit po shtihet në të gjithë vendin, në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19.

Shifrat janë bërë të ditura për ATSH-në, nga prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj.

z.tosku./j.p/