ATSH-DPA/ – Rreth dy të tretat e gjermanëve mendojnë se integrimi i vendit, i ndarë më parë në Lindje dhe Perëndim, nuk është ende i plotë.
Në një sondazh të ”YouGov”, 64% e të intervistuarve theksuan se nuk e shihnin të plotë procesin e ribashkimit pasi ndryshimi në kushtet e jetesës midis ish-Lindjes dhe ish-Perëndimit ishin akoma shumë të mëdha.
E shtuna do të shënojë 30 vjet nga bashkimi zyrtar i shteteve të ndara më parë të Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore.
Vetëm 24% besojnë se uniteti është arritur, ndërsa 12% nuk kanë dhënë përgjigje.
Të anketuarve u janë bërë dy pyetje: nëse ata mendojnë se procesi i ribashkimit gjerman është i plotë sot dhe nëse ata e shohin atë si një sukses nga perspektiva e sotme.
Në zonat që ishin më parë pjesë e shtetit të Gjermanisë Lindore, Republikës Demokratike Gjermane, 83% e konsideruan ribashkimin të paplotë, ndërsa në zonat që ishin ish- Gjermania Perëndimore ishte vetëm 59%.
Në përgjithësi, rreth 60% e të anketuarve e panë ribashkimin si një histori suksesi, por 29% nuk ishin dakord.
Pothuajse nuk kishte ndonjë ndryshim midis Lindjes dhe Perëndimit në këtë pyetje: 60% e të anketuarve nga ish-Perëndimi thanë se ishte një sukses, ndërsa ishte 61% në Lindje. /os/