Një zëdhënës i Bundestag konfirmoi se një simbol antikushtetues ishte gjetur i gërvishtur në derën e një ashensori.

Shfaqja e simboleve naziste është e paligjshme në Gjermani.

Një punonjës i një ligjvënësi të Partisë së Gjelbër kishte postuar në Twitter një foto të svastikës në një derë ashensori në Jakob-Kaiser-Haus, një ndërtesë zyre për ligjvënësit pranë ndërtesës së Reichstag, e cila strehon parlamentin.

“Incidenti është regjistruar”, tha zëdhënësi./ /ec/