ATSH-AFP/ – Më shumë se 5 260 970 raste infektimi dhe 339 758 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 2 031 200 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 179 vdekje të reja dhe 100 671 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 001 SHBA me 989 dhe Meksika me 479.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 971 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 258 të shëruar midis të premtes dhe të shtunës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 611 691 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 96 479 vdekje dhe 350 135 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36 675 vdekje për 257 154 raste, Italia me 32 735 vdekje për 229 327 raste Spanja me 28 678 vdekje për 235 290 raste dhe Franca me 28 332 të vdekur për 182 469 raste.
Europa – 2 004 226 raste (173 279 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 695 281 raste (102 912 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 685 508 raste (37 762 viktima).
Azia – 428 300 raste (13 745 viktima).
Lindja e Mesme – 333 744 raste (8 704 viktima).
Afrika – 105 456 raste (3 226 viktima).
Oqeania – 8 463 raste (130 viktima)./ a.jor.