Rruga Vlorë-Fier është bllokuar mëngjesin e sotëm pasi një pemë shekullore është rrëzuar.

Mësohet se pema është rrëzuar gjatë mëngjesit dhe nga foto e sigura nga neWsbomb.al shihet se nga rënia e rrapit janë dëmtuar disa makina.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi qytetarët kanë dalë nga makinat dhe janë larguar me vrap.

Në vendngjarje menjëherë ka shkuar policia bashkiake, e cila ka nisur prerjen e trungut dhe largimin e saj nga rruga.