LONDËR, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson premtoi se qeveria e tij do të shpenzojë 5 miliardë sterlina (6,15 miliardë dollarë) në projekte infrastrukture për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Johnson shpreson se fondi do të përmirësojë pritshmëritë ekonomike.

”Programi i shpenzimeve do të trajtojë gjithashtu sfidat e mëdha të pazgjidhura të këtij vendi për tre dekadat e fundit”, theksoi Johnson.

“Për këtë qëllim do të ndërtojmë, ndërtojmë, ndërtojmë. Ndërto më mirë, ndërto më gjelbër, ndërto më shpejt dhe ta bësh atë me ritmin që kërkon ky moment”, shtoi entuziast kryeministri.

Plani përfshin edhe 1 miliard sterlina shtesë për ndërtimin e shkollave gjatë dy viteve të ardhshme; 1,5 miliardë sterlina për mirëmbajtjen e spitaleve dhe infrastrukturën  shëndetësore,  plus investime në gjykata, burgje, rrugë, ura dhe rrugë.

“Nëse e realizojmë këtë plan së bashku, atëherë së bashku do të ndërtojmë rrugën për t’u rikthyer plotësisht”, tha Johnson.

ATSH