ATSH-DPA/- Britania e Madhe nisi lehtësimin gradual të kufizimeve kundër koronavirusit, duke lejuar rikthimin e më shumë fëmijëve në shkolla, pavarësisht se ekspertët e shëndetit paralajmëruan se qeveria po vepron shumë shpejt.

Nxënësit u lejuan të rikthehen në shkolla nën rregulla të rrepta distancimi social, ndërsa u vendos së grupet me deri në gjashtë persona do të takohen në mjedise të hapura.

“Ky do të jetë moment gëzimi dhe lehtësimi për shumë persona”, shkruajti në Twitter kryeministri Boris Johnson, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbajnë distancë prej dy metrash me njëri-tjetrin dhe të lajnë duart rregullisht.

Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura nga pandemia, duke raportuar numrin më të lartë zyrtar të Europës, me rreth 40 000 viktima nga koronavirusi.

Sipas medieve britanike, shumë prindër nuk i dërguan fëmijët në shkollë./ /sara/