/ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak do të zbulojë sot një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë britanike, të prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe bllokimi i detyruar për disa muaj, me miliarda sterlina dedikuar luftës kundër papunësisë së të rinjve dhe punësimeve “të gjelbra”.
“Kancelari, popullariteti i të cilit ka lënë në hije kryeministrin Boris Johnson, do të njoftojë sot panin më të madh për të luftuar kundër papunësisë së të rinjve që prej dekadash”, sipas një komunikate të Thesarit.
“Të rinjtë janë më të prekurit nga rëniet ekonomike si pasojë e krizave, por ata janë veçanërisht të prekshëm këtë herë sepse janë të shumtë ata që punojnë në sektorë më të prekur nga pandemia, të tilla si hotelieri ose shpërndarje”, theksoi Sunak.
Mekanizmi parashikon që qeveria të subvencionojë 100%, me pagën minimale, deri në 25 orë në javë, kontrata gjashtëmujore për personat 16-24 vjeç të regjistruar si të papunë dhe me të ardhura të ulëta. Punonjësit në fjalë duhet të jenë “shumë të kualifikuar”. Kompanitë do të jenë në gjendje të kryejnë këtë bazë të shpërblimit, siç e shohin të arsyeshme.
Plani i rimëkëmbjes që do të prezantohet nga Sunak përfshin gjithashtu 111 milionë sterlina për të inkurajuar kompanitë që të ofrojnë praktikë për të rinjtë. Ata do të marrin 1 000 sterlina për kursantin i cili ka një formim cilësor./ /ec/