A picture shows workers working on a temporary structure to expand capacity of the mortuary at Westminster Coroner's Court in London on March 19, 2020, as a precautionary response to the coronavirus outbreak. - Britain announced it would be closing schools in the coming days and placing 20,000 troops on standby in efforts to stem the spread of coronavirus, as the death toll topped 100. (Photo by ISABEL INFANTES / AFP)

ATSH-ANSA/ – Kurba e valës së dytë të COVID-19 po stabilizohet në Britaninë e Madhe pas dy javëve kufizimi të plotë kombëtar në Angli, sipas të dhënave të publikuara në konferencën e përditshme mbi zhvillimet e pandemisë organizuar në Downing Street nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, me profesor Jonathan Van-Tam dhe Stephen Powis, këshilltarë mjekësorë të qeverisë së Boris Johnson.

Sipas këtyre të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 252 infektime të reja nga 23 000 një ditë më parë, me 511 të vdekur nga 501 një ditë më parë.

Gjatë kësaj kohe, numri total i testimeve ditore ka arritur në rreth 400 000, një rekord europian absolut.

Ndërkohë numri i të vdekurve të regjistruar që prej fillimit të pandemisë, ka kaluar pragun e 54 000 personave, më i larti në Europë në shifra absolute, por më i ulët krahasuar me Spanjën dhe Belgjikën dhe shumë pranë Italisë në raport me popullsisë./ /ec/