RIO DE ZHANEIRO, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro deklaroi për CNN se ka simptomat e koronavirusit të ri.

Bolsonaro, i cili mbushi 65 vjeç në mars, theksoi se ”kishte temperaturë prej 38 gradësh dhe ethe”.

Kreu i shtetit saktësoi gjithashtu se po merr hidroksilkolinë, ilaç i cili mund të përmirësojë gjendjen e tij.

Rezultati i testit që Bolsonaro ka kryer duhet të dalë në orët e ardhshme.

Për shkak të simptomave, axhenda e tij për pjesën tjetër të javës u anulua.

ATSH