ATSH-DPA/ – Ekonomia braziliane po fillon të shembet për shkak të COVID-19, deklaroi ministri brazilian i Ekonomisë, Paulo Guedes.
“Masat kundër pandemisë nuk mund të qëndojnë në planin e mesëm”, theksoi ministri.
“Ekonomia mund të mos jetë në gjendje të përballojë dy ose tre muaj mbrojtje”, shtoi Guedes në një takim me presidentin, Jair Bolsonaro, ministra, sipërmarrës dhe kryetarin e Gjykatës Supreme.
“Mund të përballemi me një kolaps”, shtoi ai.
Bolsonaro kritikoi zyrtarët rajonalë dhe lokalë në disa shtete, të cilët kishin ndërmarrë një sërë masash të izolimit social.
Ai tha se do të rrisë numrin e aktiviteteve ekonomike të cilat vlerësohen si thelbësore dhe mund të funksionojnë normalisht.
Guedes u bëri thirrje punonjësve të sektorit publik të heqin dorë nga rritjet e pagave për dy vjet. / /sara/ a.jor.