ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe e kryeministrit Boris Johnson filloi fushatën e vaksinave antiCovid-19, vendi i parë perëndimor që e bën këtë, duke i bërë një të tillë edhe qytetarit William Shakespeare.
Kjo nuk është shaka, por një homonim me të famshmin e letërsisë angleze dhe botërore.
William Shakespeare në fjalë, ose Billi për miqtë dhe familjen, është një banor 81-vjeçar i shtëpisë së të moshuarve, i renditur nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në vendin e dytë mes njerëzve që vaksinohen në Britaninë e Madhe.
Numri një që kreu vaksinën ishte gjyshja Margaret Keenan, 91 vjeçe, banuese, si ai, në Coventry, Angli.
“Kjo vaksinë do të ndryshojë jetën tonë, dhe veçanërisht mënyrën tonë të jetesës”, tha Shakespeare pasi mori vaksinën, duke pozuar seriozisht përpara fotografëve dhe ekipeve televizive. /os/