Britania e Madhe feston vitin jubile të mbretërimit të Mbretëreshës Elisabeta e II. Mbretëresha përshëndeti popullin e saj ditën e sotme nga ballkoni i Pallatit Buckingham, para të cilit ishin mbledhur mijëra qytetarë.
Ajo u buzëqeshi mbështetësve të saj ndërsa duartrokitjet e tërbuara shpërthyen nga turmat e mbledhura poshtë ballkonit.
Mbretëreshës, 96 vjeç, iu bashkuan anëtarët e familjes mbretërore – duke përfshirë Princin Charles, Princin William dhe Kate Middleton të cilët ndoqën së bashku, fluturimin spektakolar të Forcave Ajrore të Armatosura.
Princi Andrew, Princi Harry dhe Meghan mungonin dukshëm pasi Madhëria e Saj e kufizoi daljen në ballkon vetëm për anëtarët e familjes mbretërore të cilët mbajnë detyra.
Katër ditë pushim do të jenë për të gjithë qytetarët në Britani.



























