BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Më vjen keq që aktualisht Britania e Madhe, një vend kaq i fortë dhe me ndikim, me një diplomaci të madhe dhe me një politikë efikase mbrojtëse, nuk bashkëpunon me BE për këto çështje, deklaroi negociatori i BE-së, Michel Barnier duke folur në një video-konferencë të organizuar nga Qendra Europiane e Politikave (EPC).
Kritika e Barnier i referohej bashkëpunimit në sektorët e peshkimit, konkurrencës tregtare dhe transportit, për të cilat Brukseli dhe Londra po hasin vështirësi legjislative.
“Ne jemi të hapur, por nuk jemi naivë, jemi gati për të punuar në ditët dhe javët në vijim. Pozicioni britanik është në vetvete i veçantë dhe unik sidomos për afërsinë e tij gjeografike”, shtoi Barnier.
ATSH