BRUKSEL, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Integriteti i tregut tonë të brendshëm duhet të ruhet, deklaroi negociatori i BE, Michel Barnier në Twitter, duke iu referuar një shkëmbimi të shkëlqyeshëm pikëpamjesh me Komisionin e Bundestagut për Çështjet Europiane.

Më 1 korrik Gjermania merr presidencën e radhës së Këshillit të BE-së.

“Mbaj mend që Britania e Madhe ishte një partner shumë aktiv kur diskutuam dhe miratuam rregulloren e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave dhe me sa kuptoj e ka zbatuar atë në përputhje të plotë me rregullat e zakonshme, por ato nuk mund të parashikojnë tani nëse do të jetë e lehtë të gjesh një marrëveshje për ekuivalentin e legjislacionit midis BE-së dhe Londrës”, shtoi Barnier.

“Nëse sistemet janë në thelb ekuivalente, padyshim që do të merret një vendim në këtë drejtim. Por, është shumë herët për ta thënë këtë”, theksoi nga ana e saj komisionerja e BE për Transparencën, Vera Jourova.

ATSH