BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Një samit i jashtëzakonshëm, që do të mbledhë fizikisht liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, do të zhvillohet më 17-18 korrik, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për planin e rimëkëmbjes masive të ekonomisë europiane, njoftoi sot zëdhënësi i presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

Bëhet fjalë për samitin e parë fizik që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në muajin mars.

Një samit virtual javën e kaluar mbi këtë plan të pazakontë nxori në pah mosmarrëveshjet mes liderëve që kërkojnë një miratim deri në fund të korrikut.

ATSH