ATSH-DPA/ – Numri i personave që kërkojnë azil në Europë pësoi rënie të konsiderueshme në mars, përballë krizës së koronavirusit, që shkaktoi një sërë kufizimesh udhëtimesh, njoftoi një agjenci e azilit në BE.

Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit (EASO) raportoi se në mars u paraqitën 34 737 kërkesa për azil në BE, Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn dhe Zvicër, 43% më pak se një muaj më parë.

Gjatë dy muajve të parë të vitit, agjencia regjistroi nivele të larta të kërkesave për azil.

Në shkurt të vitit 2020, janë regjistruar 61 134 aplikime, 14% më shumë se e njëjta periudhë vitin e kaluar. / /sara/