BRUKSEL, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Drejtuesit e Bashkimit Europian po shpresojnë të përfitojnë nga një videokonferencë me kryeministrin britanik, Boris Johnson, për t’i dhënë një frymë të re negociatave post-Brexit, gjithmonë të bllokuara, por afati i të cilave do të përshpejtohet.
“Qëllimi është t’i japim më shumë karakter politik negociatave, sepse koronavirusi ka pushtuar të gjithë hapësirën” theksoi një burim europian përpara këtij takimi, të planifikuar sot.
Është hera e parë, që prej largimit të Britanisë së Madhe më 31 janar, që Boris Johnson është përfshirë personalisht në diskutime.
BE do të përfaqësohet nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentët e Këshillit, Charles Michel dhe të Parlamentit David Sassoli. Do të marrë pjesë gjithashtu negociatori europian Michel Barnier.
ATSH