BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të jemi politikisht shumë të matur në zgjedhjen e kohës dhe mjeteve për të evoluar gradualisht drejt një politike buxhetore të ndryshme, deklaroi komisioneri europian, Paolo Gentiloni.

“Ende ne do të kemi nevojë për një mbështetje buxhetore në 2021, ne nuk mund të rrezikojmë një krizë të re borxhi ashtu si 10 vjet më parë”, thekosi ai gjatë një fjalimi gjatë një evenimenti kushtuar gjashtë mujorit të parë europian dhe Greqisë.

“Ne po jetojmë një moment vendimtar për Europën dhe Greqinë, ekonomia jonë është tronditur nga kjo krizë, një krizë që duhet të kujtojmë gjithmonë se ka pasur një ndikim të lartë në jetën e njerëzve dhe ka testuar sistemet tona shëndetësore, duke lënë shumë pasiguri”, shtoi Gentiloni.

“Pasiguria vazhdon të jetë e pranishme dhe një rimëkëmbje ekonomike është e nevojshme për t’i bërë ballë këtyre rreziqeve”, nënvizoi Gentiloni duke shtuar se shpejtësia dhe përmasat e krizës kanë qenë një tronditje për të gjithë, por dua të them se BE ka mundur të reagojë shpejt me përgjigje të pashembullta.

ATSH