BRUKSEL, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Europian filluan sot një samit virtual për të nisur përpjekjet, sa komplekse aq edhe të pasigurta, mbi një plan masiv rimëkëmbjeje postkoronavirus, që do të shënonte një etapë historike në rindërtimin europian.

“Video-konferenca (…) ka filluar”, shkroi në Twitter, Barend Leyts, zëdhënësi i presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.

“Është në përgjegjësinë tonë kolektive të arrijmë në një marrëveshje”, deklaroi ky i fundit në rrjetin social./

ATSH