ATSH-ANSA/ – E kemi më se të nevojshme për të thelluar koordinimin në luftën kundër kontrabandës së migrantëve, deklaroi sot komisionerja europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, në përfundim të një takimi mbi trafikimin e migrantëve.

”Do të shqyrtojmë se si të përdorim më mirë kapacitetet e agjencive si Frontex”, theksoi ajo.

”Përveç kësaj, partneriteti me vendet e treta është i rëndësishëm për punën që po bëjmë për prezantimin e Paktit të ri për Azilin”, shtoi Johansson.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer si dhe homologët e tij, francezi Gerald Darmanin, spanjolli Fernando Grande-Marlaska dhe maltezi Byron Camilleri.   /os/