ATSH-ANSA/ – Fondi i Rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, i destinuar për të mbështetur vendet më të prekura nga pandemia do të ishte një kthesë, veçanërisht nëse një pjesë e këtij fondi do të prezantohet më shumë në formën e subvencioneve sesa atë të kredive, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore Europian, Christine Lagarde.
Por, sipas Lagarde, Fondi i Rimëkëmbjes mund të miratohet nga shtetet e Bashkimit Europian pas samitit të javës së ardhshme.
“Nuk do të mendoja 18 korrikun për arritjen e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi ajo.
“Do të jepja siguri për këtë marrëveshje fundin e muajit për të siguruar arritjen e një rezultati të favorshëm”, shtoi Lagarde./ /ec/