BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të nisin sot dy ditë bisedime pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se planifikon të zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e trupave që vendi i tij ka vendosur në Gjermani.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u përpoq të minimizojë njoftimin që përfshin dy anëtarë të aleancës, por çështja duket se është mjaft delikate.
”Në rendin e ditës do të jetë strategjia parandaluese e NATO-s përballë zgjerimit të një seri raketash moderne me energji bërthamore jashtë vendit. Disa anëtarë të NATO-s kanë njoftuar më shumë investime”, vuri në dukje Stoltenberg.
Aleanca mbrojtëse e 30 vendeve do të nënshkruajë gjithashtu një plan operacional për një valë të dytë të mundshme të infeksionit Covid-19, sipas Stoltenberg, si dhe një furnizim të pajisjeve mjekësore dhe një fond krize.
ATSH