
ATSH-ANSA/ – Ndërkohë që ne po investojmë për rimodelimin e ekonomisë së të ardhmes, ne duhet të ndërmarrim gjithashtu reforma ambicioze që do të na çojnë në rimëkëmbje, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Gjeneratat e ardhshme të Bashkimit Europian mund të përballen me sfidat që peshojnë mbi ekonominë italiane, që prej shumë kohësh, dhe do të hapin rrugën për një rimëkëmbje ekonomike afatgjatë. Tani, ju përket juve ta bëni këtë”, shtoi ajo.
“Të gjithë e dimë se niveli i lartë i borxhit ju ekspozon me “humorin e keq” të tregjeve, por me reformat e duhura Italia do të përfitojë më shumë nga BE-ja e gjeneratës së ardhshme”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Ajo falenderoi kryeministrin italian Conte për paraqitjen e një plani për rimëkëmbjen e vendit./ /ec/