TIRANË, 16 korrik/ATSH/ -Shqipëria thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit me Greqinë në procesin e integrimit europian.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një video konferencë me Ministrin Alternat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.

Biseda u përqëndrua në rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve si kryesuese të dy organizatave shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore e promovimit të demokracisë, OSBE dhe Këshillit të Europës, në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Shqipëria dhe Greqia aktualisht janë kryesuese të dy organizatave shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore e promovimit të demokracisë: Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Këshillit të Europës. Biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit mes kryesive tona në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19”, u shpreh Cakaj.

“Natyrisht, krahas angazhimeve të përbashkëta në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, u pajtuam edhe për të thelluar më tutje bashkëpunimin tonë në procesin e integrimit europian”, tha Cakaj.

 

ATSH