Komedia “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” e autorit anglez Joe Orton, do të jetë premiera e parë për këtë vit që do të ngjitet në skenën e teatrit Skampa në Elbasan. Me regji të mjeshtrit Kiço Londo dhe me një kast të mrekullueshëm aktorësh si: Egla Ceno, Helidon Fino ,Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjëll Hoxha dhe Livjon Aliaj komedia premton një sezon fantastik.Ndërsa përgatitjet për realizimin e premierës më të re kanë tejkaluar bisedimet në tavolinën e punës ,regjisori Kiço London shprehet I lumtur për këtë bashkëpunim të parë me institucionin kulturor në Elbasan.Sipas tij ky qytet mban një vend të veçantë në zemrën e tij pasi i kujton vitet e rinisë.
Komedia “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” është një komedi e zezë ,por me nota humori që I përshtatet edhe aktualitetit të sotëm.Të gjitha ngjarjet zhvillohen në një klinikë psikiatrike private .Trajtohen tema të larmishme,por ajo që e bën më të veçantë është bashkëveprimi me spektatorin.
Vepra ka ardhur në shqip nga përkthyesi i njohur Artur Lena, ndërsa komedia do të prezantohet për publikun artëdashës së shpejti…