ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria është drejt përfundimit të studimit të thelluar për të përcaktuar nevojat normale të energjisë së një familjeje, për të vendosur më pas fashën e mbrojtur të çmimit të energjisë nga qeveria.

Pas mbledhjes së qeverisë, Balluku deklaroi se kemi arritur përafërsisht rreth shifrës 700 kilovat, për një familje, por ende nuk ka një vendim zyrtar.

Balluku tha se deri në fashën që do të përcaktohet, qeveria do të subvencionojë çmimin e energjisë dhe pas kësaj fashe do të aplikohet çmimi i tregut.

“Jemi në përfundim të një analize të re që tregon se sa kilovat orë i duhet një familje për të pasur një konsum normal, pra për të pasur elektro shtëpiake, ngrohje mesatare dhe funksionet e një familje. Nga përllogaritjet kemi arritur afërsisht drejt shifrës 700 kilovat për një familje me 4-5 anëtare. Mbi këtë fashë, që e theksoj nuk është përfundimtare, do të paguhet me çmim më të lartë“, tha Balluku.

Ministrja bëri të ditur se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i mbrojtur nga qeveria/