TIRANË, 20 qershor/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të të fundit janë identifikuar 53 raste pozitivë me COVID-19.

Flutura Beqo, eksperte pranë ministrisë së Shëndetësisë u shpreh se “në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga COVID-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.”.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Beqo tha se “lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet. Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”.

COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
Testime totale                         23126
Raste pozitive                          1891
Raste të shëruara                      1126
Raste Aktive                             722
Humbje jete                              43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1

ATSH