KIEV, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është shtruar në spital për shkak të Covid-19 dhe për pneumoni në të dy anët e mushkërisë, deklaroi zyra presidenciale.
”Zelenska, 42 vjeçe, nuk ishte në gjendje të merrte frymë pa ndihmën e një ventilatori”, thuhet në njoftimin e rastit.
“Bashkëshortja e presidentit është në izolim, nën mbikëqyrje mjekësore, ndërkohë që presidenti dhe fëmijët e çiftit kanë rezultuar negativ ndaj virusit”, deklaroi presidenca.
Ukraina ka regjistruar më shumë se 30 000 raste të koronavirusit duke përfshirë mbi 900 vdekje të lidhura drejtpërdrejt me Covid-19.
ATSH